Koemmerling Kosova

Koemmerling Made in Germany

Ne duam të ofrojmë dritare me cilësinë më të mirë me gjurmën më të vogël të mundshme mjedisore, duke treguar njëkohësisht drejtësi dhe përgjegjësi. Kjo është ajo për të cilën Kömmerling qëndron.

Qëndrueshmëria

Për ne, qëndrueshmëria është një detyrë gjithëpërfshirëse, e cila nuk kufizohet vetëm në aspektin ekologjik, por përfshin gjithashtu edhe kërkesat sociale dhe ekonomike.

Brendi Koemmerling

Kömmerling, Sot për të nesërmen – Kjo është arsyeja për të cilën qëndron brendi ynë Kömmerling.

„Të jetosh dhe të keshë përgjegjësi do të thotë të mbrosh të ardhmen. Qëllimi ynë është krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm për produkte cilësore nga plastika.“  Dr. Peter Mrosik, Administrator i Përgjithshëm dhe Aksionar Kryesor i profine Group.

Ne i kemi vënë si objektiv kompanins tonë drejt një të ardhmeje të denjë që ia vlen të jetohet.

Për ne, qëndrueshmëria është një detyrë gjithëpërfshirëse, e cila nuk kufizohet vetëm në aspektin ekologjik, por përfshin gjithashtu edhe kërkesat sociale dhe ekonomike.

Si njerëz të vendosur dhe ambiciozë, kemi forcën dhe vullnetin për të sjellë në mënyrë të vazhdueshme ndryshime pozitive.

Kontaktet

Agim Xhaferi
Bashkëpuntor i jashtëm - Kosovë& Shqipëri

profine Austria GmbH

Mobile +389 (0) 71 322 929

Produktet

Si një furnizues i plotë, Kömmerling dallohet veçanërisht për një gamë të gjerë produktesh në fushën e dritareve dhe mbrojtje të privatësisë. Me një shumëllojshmëri të gjerë sistemesh, krijohet baza ideale për realizimin edhe të zgjidhjeve individuale dhe kreative. Për më tepër, brendi Kömmerling është lidere në prodhimin e pllakave PVC për një sërë aplikimesh të ndryshme. Ky segment produktesh, me produkte cilësore të shpërndara në mbarë botën, përbën një njësi të fuqishme brenda grupit profine. Profilet ndërtimore dhe sistemet për sektorin e produkteve gjysmë të gatshme e plotësojnë më tej këtë portofol gjithëpërfshirës.

  • Dritare - & Sisteme të Dyerve Hyrëse

    Dritare - & Sisteme të Dyerve Hyrëse

    Sistemet për dritare dhe Dyerve Hyrëse Kömmerling të realizuara nga PVC-ja cilësore, ofrohen në një gamë të gjerë variantesh me thellësi të ndryshme ndërtimi.

    Kömmerling 76 me dy gomina - me gominë anësore

    • Kursim i lartë në kosto dhe energji falë një sistemi të ri me izolim të avancuar termik, me thellësi ndërtimi 76 mm - vlera Uf = 1,1 W/(m²K) edhe në versionin standard.
    • Përmirësim i cilësisë së jetesës nëpërmjet izolimit të shkëlqyer akustik.
    • Siguri e shtuar falë mundësisë për integrim të sistemit kundër vjedhjes.
    • Lehtë për t’u mirëmbajtur falë sipërfaqeve të qëndrueshme dhe rezistente ndaj kushteve atmosferike.
    • Vlerë e qëndrueshme falë cilësisë së lartë dhe jetëgjatësisë së materialeve.
    • Komoditet i lartë në përdorim dhe funksionalitet i besueshëm falë teknologjisë më moderne.
    • Të gjitha profilet plastike prodhohen ekskluzivisht me stabilizues pa plumb, në bazë kalcium/zinku, nga material i pastër.

    Kömmerling 76 me tre gomina - me gominë qendrore

    • Kursim i lartë në energji dhe kosto falë sistemit izolues me thellësi ndërtimi 76 mm - vlera Uf = 1,0 W/(m²K) edhe në versionin standard.
    • Izolim i shkëlqyer akustik për një ambient banimi më të qetë dhe komod.
    • Siguri e lartë përmes opsionit të integrimit të mbrojtjes kundër vjedhjes.
    • Rezistencë ndaj kushteve atmosferike dhe lehtësi në mirëmbajtje.
    • Cilësi e lartë dhe jetëgjatësi për ruajtje afatgjatë të vlerës.
    • Teknologji moderne për funksionim të besueshëm dhe përdorim komod.
    • Opsionet e projektimit - dizajnit:
      • PVC në ngjyrë të bardhë,
      • Riveshje-foljo me strukturë druri, ngjyra të plota ose metalike,
      • Kömmerling AcrylColor - shtresë akrilike me ngjyrë,
      • proCoverTec - teknologji inovative e sipërfaqes.
    • Të gjitha profilet plastike prodhohen nga material i pastër me stabilizues pa plumb, në bazë kalcium/zinku.

    Kömmerling 88 me dy gomina - me gominë anësore

    • Sistem me dy gomina-gomine anësore dhe thellësi ndërtimi 88 mm.
    • Strukturë e balancuar me 7 dhoma në kanate-krah dhe 6 në kasë-kornizë, për izolim termik dhe akustik të lartë.
    • Dizajn modern dhe minimalist, i përshtatshëm për xhama të dyfishtë dhe trefishtë deri në 58 mm trashësi.
    • Koeficienti i transmetimit termik me çelikë në standard: Uf = 1,1 W/(m²K).
    • Koeficienti i transmetimit termik me çelikë dhe izolim shtesë: Uf = 1,0 W/(m²K).
    • Mundësi për xhama akustikë sipas nevojës.
    • Përzgjedhje e lirë e pajisjeve të sigurisë, deri në klasën RC 2.
    • Zgjedhje estetike:
      • PVC në ngjyrë të bardhë,
      • Riveshje-foljo njëngjyrëshe, metalike ose me pamje druri (njëra anë ose të dyja anët).
    • Në dispozicion edhe në variantet: pjesa e jashtme me AluClip, AluClip Pro dhe AddOn.

    Kömmerling 88 me tre gomina - me gominë qendrore

    • Dizajn i drejtë dhe modern, me profile të holla për ndriçim natyral maksimal dhe rritje të fitimit të energjisë diellore.
    • I përshtatshëm për ndërtesa pasive, sipas standardit ift WA-15/2 – Uf = 0,95 W/(m²K).
    • Mbështet xhama deri në 58 mm trashësi, për xhama trefishtë ose me funksione të veçanta.
    • Transferim i sigurt i peshës së madhe të xhamit përmes përforcimit të çeliktë të vendosur në qendër.
    • Komoditet maksimal në përdorim dhe funksionim i besueshëm falë teknologjisë moderne.
    • Sipërfaqe të lehta për t’u pastruar, jetëgjatësi e lartë dhe rezistencë ndaj kushteve atmosferike.
    • Zgjedhje estetike:
      • në ngjyrë të bardhë klasike,
      • me riveshje-foljo strukture druri, ngjyra të plota ose metalike.
    • Të gjitha profilet plastike prodhohen nga material i pastër me stabilizues pa plumb, në bazë kalcium/zinku.
  • Sisteme Hibride

    Sisteme Hibride

    Sistemet hibride karakterizohen nga kombinimi inteligjent i materialeve të ndryshme. Në këtë kontekst, materiali plastik dhe alumini bashkohen në mënyrë të qëllimshme për të shfrytëzuar në mënyrë sinergjike veçoritë e tyre të veçanta dhe për të krijuar zgjidhje inovative dhe gjithëpërfshirëse.

    Kömmerling WarmCore 76

    • Sistem inovativ hibrid me thellësi ndërtimi prej 76 mm
    • I disponueshëm si sistem me gominë qendrore
    • Profile për dritare dhe dyer me bërthamë PVC dhe profil alumini të fiksuar brenda dhe jashtë
    • Përdorim i qëndrueshëm i materialeve të ricikluara:
      • Deri në 100% PVC e ricikluar
      • Deri në 90% alumin i ricikluar
      • Deri në 96% material i ricikluar në total
    • Efikasitet termik i lartë: vlerë Uf deri në 1,0 W/(m²K)
    • I qëndrueshëm ndaj kushteve atmosferike, kërkon pak mirëmbajtje dhe është i lehtë për t’u pastruar
    • Atmosferë e qetë jetese falë xhamit me izolim akustik të avancuar
    • Përzgjedhje e madhe ngjyrash dhe strukturash sipërfaqësore - për herë të parë edhe në pjesën e brendshme të dritares
    • Portofolio gjithëpërfshirëse: dritare, dyer ballkoni dhe dyer tarrace, si dhe dyer hyrëse

    Kömmerling 76 Unity

    • Kömmerling 76 Unity - sistem hibrid me thellësi ndërtimi 76 mm
    • Sistemin 76 me gominë qendrore si bazë
    • Dizajn me tërheqje ose zhvendosje të kasës-kornizës deri në 70 mm, i përshtatshëm për hidroizolim modern të ndërtesave
    • Elegancë moderne përmes dizajnit kubik dhe linjave të pastra
    • Mundësi për vendosje individuale i drejt-i rrafshët /ose gjysmë i rrafshët nga jashtë dhe/ose brenda.
    • Kombinim i fiksuar i Aluminit në kasën-kornizën prej plastike.
    • Riveshjen e aluminit të salduara pa nyje të dukshme ose të pjerrëta-45̊
    • Spektër ngjyrash pothuajse i pakufizuar i mbështjellësve të aluminit përmes teknologjisë moderne si anodizimi-eloksim dhe ngjyrosja me pluhur
    • Profile tepër të holla-vetëm 100 mm gjerësi pamjeje
    • Xhama të trefishtë nga 36 deri në 58 mm trashësi (standard: 48 mm)
    • Izolim termik shumë i lartë, me një vlerë Uf deri në 1,0 W/(m²K) në versionin standard
  • Sisteme Ngritje-Rrëshqitje

    Sisteme Ngritje-Rrëshqitje

    Dyert ngritëse-rrëshqitëse ofrojnë mundësi për të krijuar hapje të mëdha, fleksibële dhe ndriçim maksimal. Ato mundësojnë një lidhje të pandërprerë mes ambientit të brendshëm dhe atij të jashtëm - dhomat e ndenjes mundësojn hapjen drejt kopshtit, ndërsa tarracat mund të shndërrohen në pjesë integrale të shtëpisë.

    Kömmerling PremiDoor 76

    • PremiDoor 76 - Sistem inovativ ngritje-rrëshqitje me thellësi ndërtimi 76 mm.
    • Sistem pragu pa barriera i realizuar sipas standardeve.
    • Madhësia maksimale e elementit prej 6.50 m gjerësi x 2.60 m lartësi për elementët e bardhë .
    • Koeficienti i transmetimit termik Uf - vlera mesatare = 1.4 W(m²K).
    • Një Sistem-dizajn i veçantëSistem unik i vulosjeje me vulë të madhe qendrore në zonën e mbylljes.
    • Linja të holla dhe elegante – gjerësi pamjeje e kanatit vetëm 100 mm.
    • Përdorim i lehtë dhe komod për hapje dhe mbyllje.
    • Mundësi dizajni:
      • PVC në ngjyrë të bardhë klasike.
      • Në folime me strukturë druri, ngjyra të plota apo metalike.
    • Të gjitha profilet plastike janë të prodhuara nga material i pastër pa plumb, në bazë kalcium/zinku.

    Kömmerling PremiDoor 88 Sistem ngritje-rrëshqitje

    • Stabilitet i lartë profili për elementë deri në 2,90 m lartësi.
    • Koeficienti i transmetimit termik të klasit të parë i Uf – vlera mesatare = 1.3 W/(m²K).
    • Kalim pa pengesa nga brenda në jashtë-falë pragut të izoluar WPC.
    • Funksionim i sigurt dhe komod – hapje dhe mbyllje shumë e lehtë.
    • Tre nivele-gomona izolimi sigurojnë mbrojtje optimale kundër erës, zhurmës dhe shiut të fortë.
    • Të gjitha profilet plastike prodhohen vetëm me stabilizues pa plumb, në bazë kalcium/zinku, nga material i pastër.
  • Sisteme Rrëshqitëse

    Sisteme Rrëshqitëse

    Qoftë dritare rrëshqitëse, dyer rrëshqitëse apo dyer ngritje-rrëshqitje. Kömmerling ofron një gamë të gjerë sistemesh rrëshqitëse në thellësi të ndryshme ndërtimi, të përshtatura për nevoja të ndryshme funksionale dhe estetike.

    Kömmerling PremiSlide 76

    • Sistem inovativ rrëshqitës me thellësi ndërtimi 158 mm.
    • Bazuar në sistemin Kömmerling 76 me gominë anësore.
    • I përshtatshëm si dritare rrëshqitëse, derë rrëshqitëse apo derë anësore hyrëse.
    • Koeficienti i transmetimit termik Uf deri në vlerë 1,4 W/(m²K) në versionin standard.
    • Me xham trefishtë deri në 50 mm trashësi.
    • Teknologji solide,“ECO SLIDE” Mekanizmi nga brendi Siegenia.
    • Përdorim intuitiv dhe i kontrolluar, me funksion për ajrosje të pjesshme.
    • Përdorim i lehtë dhe komod.

    Kömmerling PremiLine

    Sistem dritareje dhe dere rrëshqitëse me performancë të lartë dhe dizajn elegant

    • Elementet rrëshqitëse  janë jashtëzakonisht të lehta për t'u lëvizur.
    • Jashtëzakonisht i qëndrueshëm falë komponentëve.
    • Profilet dhe kornizat ofrojnë nivel të lartë sigurie.
    • Realizohen me lehtësi edhe sipërfaqe më të mëdha dritaresh dhe elemente rrëshqitëse.
    • Zonë e përforcuar qendrore me profil alumini dhe dorezë tërheqëse.
    • Dizajn elegant me gominë në ngjyrë të zezë ose gri të çelët.
    • I disponueshëm me një gamë të gjerë variantesh instalimi dhe ngjyrash.
    • Të gjitha profilet plastike janë të prodhuara nga material i pastër pa plumb, në bazë kalcium/zinku.
  • Sisteme i Grilave - mbrojtjen nga drita dhe dielli

    Sisteme i Grilave - mbrojtjen nga drita dhe dielli

    Grilat dhe Qepenet spikasin secila në mënyrën e vet përmes funksionalitetit dhe veçorive të tyre të veçanta. Ato ofrojnë mbrojtje, privatësi dhe estetikë – binduni vetë për përparësitë e tyre!

    Add-on box - VariNova

    Zgjidhje kompakte për sistemet e grilave me funksionalitet të avancuar

    • Dizajn kompakt, për integrim të lehtë në ndërtim.
    • Largimi i sigurt i lagështirës falë pjerrësisë së integruar për shkarkimin e ujit.
    • Përzgjedhje e madhe ngjyrash dekorative.
    • të lehta për t’u instaluar në çdo koh dhe me mundësi instalimi të rrjetave edhe më vonë.
    • Mund të suvatohet nga brenda dhe jashtë.
    • Servisim opcinal nga brenda dhe poshtë i mundur.
    • Kërkesa të ulëta për kujdes dhe mirëmbajtje.
    • Sipërfaqe e bardhë, në harmoni me dritaret plastike
    • I përshtatur me kërkesat e rregullores për kursimin e energjisë.
    • Të gjitha profilet plastike janë të prodhuara me stabilizues ekologjik greenline në bazë kalcium/zinku.

     

    Fletëzat – Sistemi Z38

    Mbrojtje efikase me shumë përfitime funksionale

    • Izolim termik i rritur-përmirësuar.
    • Izolim i përmirësuar Akustik.
    • Mbrojtje shtesë kundër vjedhjes.
    • Ruajtja e privatësisë.
    • Lehtë për t’u pastruar dhe mirëmbajtur.
    • Qëndrueshmëri afatgjatë.
    • Kontribut i drejtpërdrejtë në kursimin e energjisë.

    Grila të palosshme – Naxos

    Zgjidhje tradicionale me performancë moderne për mbrojtje dhe estetikë

    • Mbrojtje nga rrezet e diellit.
    • Ofron mbrojtje efektive nga era dhe moti, si dhe izolim termik.
    • Përmes shtresës së i ajrit midis dritares dhe qepenit mban jashtë zhurmën.
    • Mbrojtje ndaj depërtimit me forcë – vjedhje.
    • Gamë e madhe ngjyrash me ngjyra të ngurta dhe struktura druri.
    • Fleksibilitet maksimal në integrimin e mbushjeve të fletëzave. Versionet e fletëzave të mbyllura ose të pjerrëta, si dhe pozicione ventilimi, janë të mundshme.
    • Mbushjet e dërrasave dhe paneleve për errësim janë gjithashtu të mundshme.
    • Në dispozicion si grila të palosshme, të palosshme ose rrëshqitëse për ndërtesa të vjetra dhe të reja.
    • Qepeni mund të montohet direkt në dritare ose në mur.
    • Stabilitet i lartë falë kornizës së qepenit të përforcuar me metal.
    • Të gjitha profilet prodhohen me stabilizuesin për mbrojtjen ndaj mjedisit “greenline” të bazuar në kalcium dhe zink.

    Grila tradicionale & franceze – Grado

    Stil rustik me funksionalitet të lartë dhe qëndrueshmëri afatgjatë

    • Mbrojtje efektive nga rrezet e diellit.
    • Ofron mbrojtje e qëndrueshme ndaj motiveve të motit dhe izolim termik.
    • Hapësira ajrore ndërmjet dritares dhe qepenes funksionon si një shtresë izolimi akustik, duke reduktuar transmetimin e zhurmës nga ambienti i jashtëm.
    • Mbrojtje ndaj depërtimit me forcë – vjedhje.
    • Gamë e madhe ngjyrash me ngjyra të ngurta dhe struktura druri.
    • Kërkesa të ulëta për kujdes dhe mirëmbajtje.
    • Sistem qepenash me sipërfaqe të mbyllur në dizajn rustik për errësim optimal.
    • Në dispozicion si qepene – ose qepene të palosshme për ndërtesa të vjetra dhe të reja.
    • Mbyllje qepeni me mekanizëm fiksues. Në dispozicion me rripa (mbajtëse) të gjata, këndore ose të rregullueshme, sipas zgjedhjes.
    • Të gjitha profilet plastike prodhohen me stabilizuesin për mbrojtjen e mjedisit "greenline" të bazuar në kalcium dhe zink.

Galeria e Fotografive

Kompani të specializuara: Kosovë

Kompani të specializuara: Albanien - R. e Shqipëris

  • Fa. 2FAF Sh.p.k.

    (Tregtar)

    Sheqi Madh Mag. Ish
    9301 Fier
    Tel +355 67 206 7023
  • Fa. Ardjan Preçi

    (Përpunues)

    Elbasan, Shirgjan,Mjekës
    3000 Elbasan
    Tel +355 68 405 2344
  • Fa. Andrius Arsen Sh.p.k.

    (Përpunues)

    Autostrada Levan-Vlorëm kilometri 3
    9314 Levan-Fier
    Tel +355 67 206 7416
  • Fa. Soni Dural Sh.p.k.

    (Përpunues)

    Shemsi Haka Ish Kombinati
    1001 Tiranë
    Tel +355 69 209 3767
  • Fa. CUBI AL Sh.p.k.

    (Tregtar dhe përpunues)

    Njisia Bashkiake Nr. 11
    1001 Tiranë
    Tel +355 68 202 2427
  • Fa. Elvis Demaj Sh.p.k.

    (Tregtar dhe përpunues)

    Elbasan, Shirgjan,Mjekës
    3325 Shkodër - Gruemirë
    Tel +355 67 377 2989
  • Fa. Vlora Alumin

    (Përpunues Grilash)

    Vlorë, Lagja 24 Maji
    9400 Vlorë
    Tel +355 69 424 7619